Gjykata e Lartë, priti të premten e datës 10 mars, “Klubet e Debatit” të dy gjimnazeve të Tiranës, Asim Vokshi dhe Myslym Keta.
Në sallën e Kolegjeve të Bashkuara, në prani të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mësuesve dhe nxënësve të tjerë, anëtarët e grupeve të debatit, prezantuan ide dhe mendime mbi sistemin gjyqësor në Shqipëri, ecurinë e procesit të reformës në drejtësi, sipas perceptimit të tyre, si edhe zhvilluan një seancë me pyetje e përgjigje me gjyqtarët e pranishëm në sallë. Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë certifikata mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet.
Sikundër kemi njoftuar, këto lloj aktivitetesh do të vijojnë gjatë muajve mars dhe prill, mes shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve të tjera të Tiranës, edhe me mënyra alternative prezantimi, mbi çështje që lidhen me drejtësinë dhe ligjin, në kuadër të afrimit të gjykatës me publikun si mënyra më e mirë për të përkujtuar 110 vjetorin krijimit të Gjykatës së Lartë.